fbpx
Aktualitet dhe Lajme

33% e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçe

Share

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në rajon që përballen më vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore sipas të dhënave nga anketa e Barometrit të Ballkanit, që është realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

33% e 1000 personave të pyetur në Shqipëri pohuan se gjatë vitit të fundit, familja e tyre ishte përballuar më së paku një herë me vështirësi për të blerë barnat e referuara që nuk ishin mbuluara nga skema e sigurimeve.

Në vendet e tjera të Rajonit, qytetarët përballeshim me më pak vështirësi në sigurimin e ilaçeve. P.sh., vetëm 15% e të anketuarve në Bosnjës pohuan se nuk mund të siguronin barnat jashtë skemës së sigurimeve.

Kjo përqindje në Kosovë ishte 13%, Maqedoninë e Veriut 31%, në Malin e Zi 25% dhe në Serbi 12%. (shiko tabelën e mëposhtme).

Gjithashtu Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon (36% secila) që nuk përballonin kostot e shërbimeve shëndetësore që nuk ishin të mbuluara nga skema e sigurimeve.

Shqetësimet e qytetarëve për kostot e barnave vijnë në raport të drejtë me fondet që japin qeveritë e vende për rimbursimin e barnave.

Qeveria shqiptare jep nivelin më të ulët të fondeve për rimbursimin e barnave në rang europian sipas të statistikave të OBSH.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Shqiptarët mbajnë një barrë të rëndë financiare për shërbimet shëndetësore, edhe pse në vendin tonë ato ofrohen falas.

Në listat e rimbursimit është një gamë e ulët e produkteve farmaceutike dhe qytetarët shpesh përdorin fondet e veta për blerjen e medikamenteve.

Të dhëna ndërkombëtare tregojnë se vendi ynë ka ende një konsum të ulët për frymë të produkteve farmaceutike, por në të njëjtën kohë përballen me shpenzime të larta nga xhepi në krahasim me Rajonin dhe vendet e tjera të Europës.

Nga viti 2013 deri më 2022, importet e produkteve farmaceutike në vlerë u rritën me 11,3 miliardë lekë, ndërsa fondet për rimbursimin e medikamenteve u rritën me 3 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo ecuri tregon se shpenzimet nga xhepi për blerjen e produkteve farmaceutike janë rritur vitet e fundit.

The post 33% e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçe appeared first on S'ka Problem.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button