Aktualitet dhe Lajme

1 vit nga masakra e Dan Hutrës, ish-bashkëjetuesja e tij largohet nga Shqipëria – Newsbomb Albania

Share

Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës se historia mund të përsëritet.

Këtë gjë e ka deklaruar vetë ajo me lot në sy, në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, teksa i bënte thirrje shtetit që ta mbrojë.

Sikur sot ka ndodhur. I bëj thirrje shtetit që të na mbrojë. Ai është shumë i rrezikshëm. Shteti ta shtrëngojë, se ai ça nuk bën. Ai nuk do të ndalojë, do të vazhdojë të bëjë këtë gjë deri sa të ketë jetë. Shteti nuk duhet ta tolerojë Dan Hutren asnjë minutë. Ai mendon akoma plane djallëzore si të dalë prej aty nga burgu. Ai do të vazhdojë prapë. Me intervistën e tij na vrau për së dyti”, tha ajo.

Kujtojmë që Dan Hutra vrau kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Po atë ditë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, sepse kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij Elena Hysa.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Back to top button